Lajmet e fundit

Megjithatë, as Davidson dhe as Gerber nuk kanë komentuar asgjë lidhur me këtë temë.
Në muajin qershor, Davidson e bëri debutimin e tij në pasarelë në sfilatën e Alexander Wang, derisa Gerber – vajza e Cindy Crawford dhe Rande Gerber – ishte po ashtu modele në këtë sfilatë mode.
Sipas disa burimeve, pikërisht nga kjo sfilatë takimet e Gerber dhe Davidson u shpeshtuan.
Vetëm javën e kaluar, Page Six e ka konfirmuar se Davidson nuk është më në lidhje dashurie me aktoren e "Once Upon a Time in Hollywood", Margaret Qualley. Romanca e tyre kishte zgjatur vetëm dy muaj.
Ai më herët ishte në lidhje edhe me Kate Beckinsale, derisa ishte i fejuar me Ariana Grande.