Kombëtarja e Kosovës në basketbolll ka pësuar humbje nga Armenia me rezultat 58:70, në FIBA Kampionatin Evropian, Divizioni C, që po zhvillohet në Prizren për meshkuj.
Armenët e nisën ndeshjen më mirë, duke e fituar çerekun e parë 8:18, ndërsa periudha e dytë ishte më e baraspeshuar, ndërkohë, që kombëtaret shkuan në pushim me rezultat 19:32, transmeton KlanKosova.tv.
Kundërshtarët u treguan më të mirë edhe në dy periudhat pasuese, ku fituan me shifrat 58:70.
Kosova të dielën do të garojë për vendin e tretë me humbësin e ndeshjes Andorra-Shqipëria, që është duke u zhvilluar.
●●●
LSHKRIMI NGA
LiZe
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.