Lajmet e fundit

Një 65-vjeçar nga Spring Hill në Florida ka pësuar një atak në zemër ndërsa po kosiste lëndinën e tij.
"Krejt papritur ai erdhi dhe po bërtiste. Unë mendoj se po pësoj një sulm në zemër" tha gruaja e Ralph McCrory. Dorothy derisa po përshkruante momentin.
Shërbimi I zjarrfikësve ishin thirrur në vendngjarje, dhe McCrory shpëtoi. Zjarrfikësit në vendin e ngjarjes përfunduan kositjen në lëndinën e tij, transmeton Klan Kosova.
"Njerëzit shumë herë janë ndalur dhe kanë ndihmuar njerëzit në situate të ndryshme psh të ndrrojnë një gomë dhe situate të tjera" tha shefi i njësisë së zjarrfikësve, Kevin Carroll.
"Kjo nuk është e pazakontë për ne, por ne jemi shumë mirënjohës për zotërinë i cili në fakt mori fotografitë, se ai mori kohë dhe bëri përpjekje që në fakt të njohin njerëzit tanë që kanë kryer këtë punë” përfundoi ai.