Një ngjarje tronditëse ka ndodhur në Spanjë, ku një 14 vjecar ka humbur jetën tragjikisht në fushë pas një ataku
kardiak gjatë një ndeshje futbolli.
Ai po merrte pjesë në një ndeshje të moshave 13-14 vjeç me ekipin e tij UD
Alzira që po luante ndaj CD Esport Base Ontinyen, kur skena shokuese
ndodhi.
Djaloshi quhej Naço Berbara dhe nga raportimet e personave pranë tij kur
ndodhi ngjarja thuhet se ai ra krejt papritmas në tokë.
Përpjekjet për ta çuar në kohë në spital ishin të pa sukses.
Ai nuk kishte pasur më parë shenja një problemeve me zemrën dhe stërvitej normalisht me
shokët e tij.
Në nder të tij, klubi
Alzira që gjendet në Valencia ka anuluar ndeshjet e radhës, pasi
shokët e tij panë gjithë skenën dhe kanë ngelur të shokuar nga humbja e shokut të tyre.
klankosova.tv