Lajmet e fundit

Zëdhënësi zyrtar i Kremlinit, Dmitry Peskov ka reaguar ndaj votimit të sotëm në komentet e publikuara nga agjencia ruse e lajmeve Tass.
Peskov thotë se ndihma ushtarake "do të shkatërrojë më tej Ukrainën, duke bërë që më shumë ukrainas të vdesin për fajin e regjimit të Kievit", raporton BBC, transmeton Klankosova.tv..
Përveç financimit për Ukrainën, Dhoma e Përfaqësuesve miratoi gjithashtu dispozita për të ripërdorur asetet e ngrira ruse të mbajtura në ShBA dhe për të devijuar paratë në Kiev.
Ai tha se ShBA "do të duhet të përgjigjet" për këtë veprim, duke thënë se Rusia do ta bëjë këtë në një mënyrë që "i përshtatet më së miri interesave tona".
Peskov tha se masa do të shkaktojë "dëm të pariparueshëm" në imazhin e Amerikës.