Lajmet e fundit

Është krijuar frikë se një peshkaqen është duke patrulluar në ujërat e brigjeve Cornwall.
Vrojtuesi i zogjve Mellow Brian, 59 vjeçar, thotë se ai ka parë një peshkaqen të madh të bardhë drejt bregut në brigjet Pendeen.
Ajo vjen vetëm pak ditë pasi delfini pa kokë u gjet me shenja të mëdha të dhëmbëve të mëdhenj dhe plagë, në plazhin Portreath – rreth 20 milje larg.
Brian thotë se ai ka mbetur i tronditur kur e ka parë peshkaqenin gjashtë metra të madh - por fatkeqësisht vetëm me dylbitë e tij jo me aparat fotografik, transmeton Klan Kosova.
Brian u ka kërkuar peshkatarëve të kenë kujdes dhe i ka paralajmëruar ata: “Ju do të jeni në nevojë për një anije të madhe”.
Ai tha: “Unë kam qenë vrojtues i zogjve për vite dhe kam kërkuar e shikuar në det për qindra orë”.
“Unë shikova detin të dielën për shkak se kushtet ishin të përsosura, dhe për atë shkova në Pendeen.
“Kur valët dolën, pashë profilin e tërë të peshkaqenit”.