Lajmet e fundit
Lëvizjet në afatin kalimtar veror janë nga më të ndryshmet. Ky është një parashikim për atë se si mund të duken 11-shet startuese të pesë gjigandëve anglez sezonin e ardhshëm.

Me shortin për sezonin e ri të Premier League tashmë të hedhur dhe të gjitha ndeshjet tashmë të caktuara, fokusi është kthyer në afatin kalimtar veror.
Të gjithë kanë shpresa dhe ëndërra për këtë afat kalimtar dhe një ide të përafërt për atë se si do të duket skuadra sezonin e ri. Duke pasur këtë në mendje, Espn, ka parashikuar 11-shet startuese të pesë ekipeve kryesore në Premier League.
Dhe me lëvizjet e mundshme të Paul Pogba e Kevin De Bruyne në këtë ligë, duke mos harruar edhe largimin shumë të mundshëm të David De Gea, 11-shet startuese janë temë debatesh të gjera.