Në një treg të ushqimit në Damask, është dëshmuar në shikim të parë që disa sirianë po goditen rëndë para fillimit të muajit të shenjtë të Ramazanit.
Ajo çfarë po i mundon shumë sirianët janë çmimet e larta të perimeve, frutave dhe prodhimeve të tjera, duke shkaktuar reagime të ndryshme në fytyrat e tyre, njofton Klan Kosova.
Faqja e shumë kërkuar në rrjetin social Facebook, e njohur si The Diary of a Mortar Shell in Damascus, publikoi edhe një listë të çmimeve para muajit të Ramazanit, që krahasonte ato me të vitit të kaluar në Siri.
Ndërkaq ajo listë, e cila është diskutuar gjerësisht në mënyrë të përbashkët, tregon se çmimi i disa perimeve është pesë herë më i lartë se sa i vitit që e lëm pas.
Për shembull: 1kg limon në qershorin e kaluar kushtonte 125 paund siriane, e ndërsa tani çmimi i tyre ka arritur në 700 paund siriane (rreth 1.2$).
E reagimet e klientëve sirianë kur panë një çmim të tillë postuan fotografi me reagime të tilla duke shtuar komentin si vijon:

‘’ Çka? - një kilogram limon për 1000 paund siriane. A i vjelët ato nga kopshti Shtëpisë së Bardhë?"
E për të vënë diçka të tillë në kontekst, paga e një nën-punësi civil është 45$ në muaj, pas zhvlerësimit të fundit të monedhës këtë muaj, njkofton Klan Kosova.
Megjithatë, ushqimi në Damask po konsiderohet i shtrenjtë por që japin në sasi të mjaftueshme se sa në disa zona të mbajtura nga rebelët nga regjimi i Asadit.
Ndërkohë organizatat ndihmëse kanë parë raste të tilla e që raportuan se disa civilë kanë vdekur nga uria në zonat e rrethuara nga Qeveria.
Por njerëzit që jetojnë në Damask, rritjet e çmimeve të ushqimeve po i konsiderojnë me interes të vacant për shkak të ardhjes se muajit të Ramazanit.
Gjatë muajit të Ramazanit shumica e myslimanëve agjërojnë gjatë ditës dhe kanë ushqimin e parë pothuajse me agimin e ditës (Syfyri), njofton Klan Kosova.
●●●
KKSHKRIMI NGA
Klan Kosova
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lifestyle dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.