Lajmet e fundit

Një 5-vjeçare nga Kina e ka mahnitur publikun duke hipnotizuar njëra pas tjetrës disa kafshë gjatë një talent show mjaft popullor në këtë vend.
Han Jiaying vuri në radhë 5 kafshë, përfshi një qenush, një bretkosë, një pulë, një lepur dhe një hardhucë të madhe, të cilat i hipnotizoi dhe i vuri në gjumë brenda pak minutash duke përdorur vetëm zërin dhe prekjen e duarve të saj.
Gjatë performancës së saj në ‘Amazing Chinese’, që transmetohet live në televizionin publik kinez, 5-vjeçarja i ktheu të gjitha kafshët me kurriz dhe me një prekje në trupin e tyre i futi në gjendje hipnoze.