Një lexues i klankosova.tv ka denoncuar në redaksinë tonë një situatë alarmante në fshatin Cërrnillë të komunës së Ferizajt.
Dy familje në këtë fshat sipas tij, janë në rrezik të përhershëm për shkak të një kablloje elektrike, e cila është lënë e [pasanuar për pesë vjet, transmeton klankosova.tv.
Sipas lexuesit, kablloja është lënë në gjendje rreziku për një distancë prej vetëm 10 metrash, duke u bërë një kërcënim i vazhdueshëm për sigurinë e familjeve që jetojnë aty.
Ai thotë se mungesa e përgjegjësisë nga KESCO, dhe autoritetet përkatëse ka lënë banorët në kushte të rrezikshme, pa u marrë asnjë masë për rregullimin e situatës.
●●●
KKSHKRIMI NGA
Klan Kosova
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.