Në Bibliotekën e Qytetit “Hivzi Sulejmani” në Prishtinë, sot në orën 12:00, do të promovohet kompleti me pesë vepra të Xhemail Mustafës.
Në këtë botim përfshihen librat “Një lutje për Prishtinën”, “Mrekullia e shkrimit”, “Metafora e absurdit”, “Trumfi i mendjes” dhe “Iluzionet e politikës”.
Kompleti prej pesë veprave është botuar nga PEN Qendra e Kosovës, me shkrime të Mustafës që dëshmojnë vlerën e tij intelektuale dhe dimensionin e gjerë të krijimtarisë së tij./Klankosova.tv
●●●
LESHKRIMI NGA
Lendita Elshani
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.