Pesë persona kanë vdekur pasi dy helikopterë civilë u përplasën në ajër në Finlandë, tha policia lokale.
Helikopterët u rrëzuan pranë Aeroportit Eura pasi ishin ngritur së bashku nga kryeqyteti estonez i Talinit, raporton BBC, transmeton Klankosova.tv.
Autoritetet gjetën rrënojat e helikopterëve në një zonë të pyllëzuar. Policia thotë se ishin dy persona në njërin helikopter dhe tre në tjetrin.
Ata ishin duke shkuar për në një ngjarje aviacioni në Qendrën e Fluturimeve Piikajärvi në Kokemäki, raportojnë mediat lokale, transmeton Klankosova.tv
●●●
SZSHKRIMI NGA
Sh Z
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.