Pesë të dyshuar të moshës minore, dyshohet se kanë hapur me forcë dritaren e objektit dhe nga aty kanë vjedhur disa biçikleta dhe helmeta mbrojtëse të kokës në Junik.
Pas një pune operativo-hetimore janë identifikuar të dyshuarit, të cilët janë intervistuar në prezencën e avokatëve dhe prindërve, përcjell Klankosova.tv.
"Më datë 25.05.2024 ka ndodhur një vjedhje në një objekt, ku të dyshuarit kanë hapur me forcë dritaren e objektit dhe nga aty kanë vjedhur disa biçikleta dhe helmeta mbrojtëse të kokës. Pas një pune operativo hetimore janë identifikuar pesë të dyshuar meshkuj kosovarë, të moshës se mitur të cilët janë intervistuar në prezencën e avokatëve dhe prindërve. Biçikletat janë konfiskuar dhe i janë kthyer personit përgjegjës të objektit. Lidhur me rastin është njoftuar prokurori i shtetit për të mitur dhe me udhëzim të prokurorit të dyshuarit janë liruar", thuhet në raportin e policisë.
●●●
AHSHKRIMI NGA
Albina Haxholli
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.