Në kuadër të hetimeve për ngjarjet tragjike të janarit 1999 në Reçak, ku u vranë 45 civilë të paarmatosur dhe të pafajshëm, numri i të arrestuarve po vazhdon të rritet.
Të dielën, autoritetet kanë arrestuar edhe pesë persona të dyshuar në një aksion të koduar “Reçaku II”. Arrestimet janë kryer në orët e hershme të mëngjesit, në një operacion ku kanë marrë pjesë rreth 50 pjesëtarë të forcave të rendit, raporton Klankosova.tv.
Të prangosurit janë, N.P, ish-pjesëtar i Ministrisë së Punëve të Brendshme të Serbisë. S.J, ish-polic i Serbisë. B.P, poashtu ish-polic, i arrestuar në kufi. S.M, ish-pjesëtar i Ministrisë së Punëve të Brendshme të Serbisë. S.S, pjesë e formacioneve policore gjatë kryerjes së krimit.
Identifikimi i të dyshuarve u bë përmes video incizimeve të publikuara mes transmetuesit publik të Kosovës e të Serbisë ku edhe u krahasuan pamjet.
Detajet e tjera i gjeni në kronikën e mëposhtme:
●●●
Shpërndaje këtë artikull
G
SHKRIMI NGA
G.U
Editorial nga Klan Kosova — ndjek video lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.