Lajmet e fundit

Pjesë e mëngjesit përderisa bëheni gati të niseni për punë është edhe përzgjedhja e rrobave qeë do t'i vishni.
Natyrisht gjithe dukja juaj duhet të kombinohet me një palë këpucë të duhura, e të rehatshme.
Më poshtë ju sjellim disa nga stilet më të preferuara për një ditë pune.
Modeli klasik i takeve të zeza
Asnjëher nuk mund të jeni gabim me nje palë take të zeza me maje. Janë lehtë të kombinueshme dhe mund t'i vishni me pantallona gjithashtu edhe me fustane.

Take ngjyrë krem
Ngjashëm me klasiket e zeza edhe këto janë lehtësisht të kombinueshme. Preferohen të vishen në stinët e ngrohta, si dhe ju japin iluzionin e këmbëve më të gjata.

Këpucë të rrafshta të stilit "mashkullor"
Janë të rehatshme për orarin e gjatë të punës si dhe duken tejet elegante.

Sandale me take të larta
Nëse i preferoni taket e larta ju sugjerojme sandale me rripa të thjeshtë. Këto të mbathura funksionojnë për punë njëkohësisht edhe për dalje pas punës.

Këpucë të rrafshta me dizajne
Keni përzgjedhur rroba njëngjyrëshe? Ju preferojmë që ta përfundoni dukjen me një palë të rrafshta me dizajne të ndryshme.
