Lajmet e fundit
Los Blancos s'ia kanë dalë të marrin asnjë fitore në tre ndeshjet e para të edicionit të ri të La Liga, pasi ka barazuar dy herë dhe është mposhtur një herë

Real Madrid pavarësisht se ka fituar dy tituj në fillim të këtij edicioni, ka probleme të mëdha në nisje të edicionit të ri të La Liga.
Skuadra që drejtohet nga Zinedine Zidane ka barazuar dy herë dhe është mposhtur një herë në tre ndeshjet e zhvilluara këtë sezon.
E përditshmja spanjolle Marca beson se janë pesë faktorë në dështimin e Realit në ndeshjet e zhvilluara në Bernabeu.
Këto janë pesë arsyet:
Mungesa e golit – problemi kryesor i Real Madridit këtë sezon janë mungesa e golave, pasi në pesë ndeshje në La Liga ka shënuar vetëm nëntë gola
Besimi i tepruar – Real Madrid në tre ndeshjet e para fitoi dy tituj, Superkupën e Evropës ndaj Manchester Unitedit dhe Superkupën e Spanjës ndaj Barcelonës, skuadër të cilën e mposhti në dy ndeshje. Ky vetëbesim i tepruar po ndikon edhe në paraqitjet e skuadrës
Pezullimi i Ronaldos – Sulmuesi portugez sezonin e kaluar ishte lojtari kryesor i Realit, por pezullimi me pesë ndeshje ka ndikuar edhe në paraqitjen e skuadrës. Kthimi pas pesë ndeshjeve nuk ishte i suksesshëm, pasi dështoi të shënonte në humbjen 1:0 ndaj Betisit
Vendimet e gjyqtarëve – Real Madrid këtë sezon është dënuar shumë nga vendimet e dyshimta të gjyqtarëve. Në pesë ndeshje tre kapitenët e Realit, Ronaldo, Ramos dhe Marcelo u ndëshkuan me kartonë të kuq. Dy të parët ishin të pamerituar, ndërsa i Marcelos ishte i merituar
Lëndimet – Përveç rezultateve jo të mira në La Liga, Reali ka pasur shumë probleme edhe më lëndimet e lojtarëve. Lojtarët e lënduar në fillim të këtij sezoni janë Marcelo, Vallejo, Theo, Kovacic, Kroos dhe Varane.