Pesë raste të reja me COVID-19 janë shënuar gjatë 24 orëve të fundit në Kosovë nga 358 testime të bëra.
Sipas të dhënave të publikuara nga Ministria e Shëndetësisë gjatë kësaj periudhe nuk është regjistruar asnjë rast i vdekjes nga ky virus.
Tetë qytetarë janë shëruar nga koronavirusi, kurse numri i përgjithshëm i të shëruarve arrin në 105 mijë e 557.
Aktualisht numri i rasteve aktive është 104.
●●●
ASHKRIMI NGA
A.H
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.