Lajmet e fundit

Nëse e keni marrë pushimin nga shefi i juaj por akoma nuk e keni vendosur se në cilin plazh do të shkoni, atëherë ne po ju sjellim disa nga plazhet më të lira e të mira evropiane.
Përpos që do të shijoni pamje të mrekullueshme, ju nuk do të shpenzoni edhe shumë para.
Sipas barometrit të kostos së pushimeve, plazhi Sunny Beach në Bullgari rezulton të jetë më i liri mes plazheve evropiane duke mos llogaritur çmimin e udhëtimit dhe akomodimit, transmeton Klan Kosova.
Renditja merr parasysh disa shpenzime të vogla por të zakonshme që ju paguani kur shkoni në plazh: një kafe, një shishe birre ose Coca-Cola, një gotë verë, një shishe me ujë, krem plazhi, drekë dhe darkë për dy persona.
Jashtë kësaj llogaritjeje është lënë çmimi i biletës së avionit dhe kosto e akomodimit.
Më poshtë janë pesë plazhet më të lira evropiane:
Sunny Beach në Bullgari, 49.60 euro