Pesë persona kanë pësuar lëndime të lehta si pasojë e një aksidenti trafiku që ka ndodhur sot rreth orës 15:00 në rrugën magjistrale Gjilan-Kamenicë, afër fshatit Ranillug.
Lajmin për Klankosova.tv e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë për rajonin e Gjilanit, Ismet Hashani.
Ai bëri të ditur se në aksident ishin të përfshira dy vetura civile.
Njësitet e trafikut rajonal nga Policia e Kosovës kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe po hetojnë rrethanat e aksidentit. /Klankosova.tv
●●●
VZSHKRIMI NGA
Vanesa Zhugolli
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.