Lajmet e fundit
Duke qenë ndoshta liga më e fortë e futbollit, në botë, Premierliga ofron gjithherë spektakle dhe atë jo vetëm për kah rezultatet. Ofron momente tjera, që jo rrallë mund të mbeten në kujtesën e njerëzve më gjatë se çfarëdo rezultati

Jo triumfi në garë, por janë pesë momente tjera që e kanë karakterizuar, më shumë se aq, ligën elitare të futbollit në vendin e lindjes së tij.
Ato peshojnë në dimensione të ndryshme, duke mbetur kështu në kujtesën e secilit futbolldashës në Angli dhe më gjerë.
Duke qenë të tilla, ato në një mënyrë a tjetër janë sinonim i një viti gare - nga goli që i futi në Ligën e Kampionëve, tek shkëlqimi i skuadrës në hije(deri në vitet e fundit) nga Manchester-i.
5. Goli i Emre Can
Epitetin e golit më të bukur mund t'ia jepnim gjuajtjes fantastike të Olivier Giroud, asaj të Germain Defoe në stilin e Marco van Basten, apo predhës së Charlie Daniels.
Por atë më shumë se krejt këto perla e meriton gërshëra e mrekullueshme e Emre Can, ndaj Watford, që ndihmoi Liverpool të zë një nga katër pozitat e para, duke lënë Arsenal një pikë prapa.
4. Roo-nesanca
Shumica kanë pritur që Wayne Rooney të mos ketë shumë ndikim në lojën që bën Everton, pas kthimit në shtëpinë e vjetër. Por legjenda angleze ka shënuar po aq gola sa Romelu Lukaku, që la Goodison Park për Old Trafford.
Momenti më i ndritshëm i tij ishte ndoshta ai kur shënoi gola nga pjesa e fushës së skuadrë së tij, në përballjen me West Ham United.
3. I pandalshmi Kane
Harry Kane u bë golashënuesi më i mirë në Europë, duke menaxhuar të shënojë 55 gola në 50 ndeshje, duke lënë prapa argjentinasin e Barcelona, Lionel Messi, me 54 sish në 64 përballje.
Ai po ashtu theu rekordin e Alan Shearer për numrin e golave në një edicion të Premierligës, por përfundoi vetëm i dhjeti në listën e futbollistëve për çmimin Topi i Artë.
2. Triumfi i Bluve
Chelsea i Antonio Conte arriti të fitojë titullin e pestë të Premierligës në dymbëdhjetë vjetët e fundit, me golin e Michy Batshuayi, ndaj West Brom. Fundi i edicionit ishte edhe fundi i karrierës së John Terry tek skuadra nga Stamford Bridge.
1. Shkëlqimi i Manchester City
Momenti kryesor i këtij viti në Premierligë ishte derbi i fundit i Manchester-it. Jo për shkak të pritjeve fantastike të David de Gea, apo përpalsjes në tunel pas ndeshjes. Por për shkak të dominimit të krejtësishëm të Qytetarëve në raport me Djajtë, duke thelluar në 11 pikë dallimin në klasifikim.