Mbështetja sociale është një aspekt i rëndësishëm i qëndresës, por gjithashtu mund ta stërvitim trurin që të përqendrohet, pavarësisht rrethanave të papritura. Më poshtë gjeni pesë mënyra për të bërë këtë dhe për të arritur qëllimet tuaja
- Vendosni qëllime të qarta, kuptimplota
Vendosja e qëllimeve për veten është thelbësore për ndërtimin e qëndresës, tha Timothy Baghurst, një profesor i arsimit. Për shembull, qëllimi i përgjithshëm "Unë dua të bëhem i aftë" nuk është specifik. Thënia "Unë dua të bëj më të mirën time" është relative, ndërsa bie fjala planifikimi për të përfunduar maratonën brenda një numri të caktuar minutash është i matshëm.
Përcaktimi se sa përshtatet qëllimi në stilin e jetës ose çfarë përpiqeni të arrini me karrierë, ju tregon se sa i rëndësishëm është, tha Baghurst.
- Tregoni të tjerëve për qëllimet tuaja
T'u tregosh njerëzve për qëllimet tua mund të jetë motivuese nga përgjegjësia, tha Baghurst.
"Nëse nuk u them njerëzve të tjerë, atëherë unë mund të heq dorë nga ai qëllim dhe nuk është me të vërtetë një punë e madhe. Por nëse u kam thënë të gjithë kolegëve të mi në zyrë e di se do të më pyesin dhe kështu mund të më bëjë më pak të përgjegjshëm.”, shpjegoi ai.
- Vizualizoni si sfidat, ashtu edhe suksesin
Sipas Baghurst një teknikë e mirë është përdorimi i imazheve që të fillosh të besosh atë që dëshiron të arrish, duke parë pengesat e mundshme gjatë rrugës dhe duke imagjinuar veten duke kapërcyer ato pengesa.
- Rikujtoni qëllimet
Kujtimi i qëllimeve në momentet e stresit mund të jetë i vështirë, por disa atletë kanë mënyra praktike për ta kujtuar veten për planet e tyre dhe pse janë të rëndësishëm, tha Baghurst.
- Mësoni të rikalibroni
Kur humbasim kontrollin e asaj që po përpiqemi të arrijmë, kemi harruar se ndjenja e fatit është në duart tona, tha Baghurst.
Pavarësisht se çfarë ndodh gjatë përpjekjeve për të përmirësuar qëndresën, këmbëngulja është gjithmonë më e mirë se heqja dorë. Kapërcimi i përsëritur i pengesave mund të ndihmojë në fusha të tjera të jetës, kështu që herën tjetër kur do të punoni drejt një qëllimi, gjithashtu mund të mbështeteni në kujtimet e udhëtimeve dhe sukseseve të mëparshme, raporton CNN, transmeton Klankosova.tv.
●●●
PSHKRIMI NGA
PE
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lifestyle dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.