Lajmet e fundit

Tani më shumë se kurrë njerëzit përpiqen të gjejnë mënyrat më efektive dhe të shpejta për të djegur kilogramët e tepërt. Kjo për faktin se ditët me diell kanë trokitur dhe pushimet janë tashmë shumë afër.
Ka disa kombinime ushqimesh që bëjnë mrekulli dhe ju bëjnë të dukeni perfektë brenda një periudhe të shkurtër kohore. E kishit menduar se bananet dhe uji i ngrohtë mund t’ju ndihmojnë të keni trupin e ëndrrave tuaja?
Nëse jo, atëherë është koha ta provoni këtë dyshe fantastike, që është përdorur fillimish nga një japonez me emrin Hitoshi Watanabe, i cili shkroi një libër ku tregoi se si humbi 18 kilogramë me ndihmën e kësaj formule, shkruan Shije.