Të gjithë prindërit duan që fëmijët e tyre të jenë të lumtur dhe lidhja me ta është një pjesë kyçe e këtij procesi. Për fat të mirë, ka disa praktika që mund të ndihmojnë në rritjen e fëmijëve të lumtur. Kështu, krijimi i lidhjeve të forta me fëmijët dhe kuptimi i nevojave të tyre mund të kontribuojë ndjeshëm në mirëqenien e tyre emocionale.
Prandaj, në një postim të fundit në Instagram, psikologia dhe mamaja e tre fëmijëve, Jazmine McCoy, ka veçuar pesë gjëra të vogla që kanë shumë rëndësi për fëmijët, veçanërisht gjatë zemërimit, shkruan Index.hr, transmeton Klankosova.tv.
Ja çfarë rekomandon McCoy.
Lërini të ndiejnë atë që ndjejnë dhe mos u thoni të ndalojnë së qari.
Shmangni pyetjet ose përpjekjet për të dhënë mësim gjatë emocioneve të forta.
Mos i merrni ndjenjat e tyre personalisht. Mundohuni të kuptoni se ky është procesi i tyre që ata menaxhojnë.
Qëndroni afër dhe monitoroni nevojat e tyre. Nëse duan rehati, ngushëllojini ata. Nëse ata nuk duan, mos e bëni. Gjithashtu, mund të thuash gjëra të tilla si: "Unë jam këtu nëse/kur të keni nevojë për mua".
Çojini në një vend të qetë ku mund të qëndroni bashkë, transmeton Klankosova.tv.
●●●
SZSHKRIMI NGA
Sh Z
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lifestyle dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.