Lajmet e fundit

Fustan të bardhë
Edhe në qoftë se dukeni bukur, nuk duhet të dukeni si nusja. Rrini larg ngjyrës së bardhë.

Këpucë të reja
Nëpër dasma ka shumë lëvizje e vallëzim. Mos i mbathni këpucët e reja që nuk ju bëjnë të ndiheni rehat.

Rroba transparente apo fustane shumë të shkurtër
Para se të niseni për ndonjë dame shikoni se si dukeni edhe ulur. Nuk do të doni që njerëzit të flasin për të brendshmet tuaja.

Çdo gjë jashtë kodit të veshjes
Mund të kenin një fustan të mrekullueshëm në dollapin tuaj mirepo qëndroni brenda kodit të veshjes të caktuar për dasmë.

Aksesorë që bëjnë zhurmë
Nuk do të doni të tërhiqni vëmendjen me zhurmë, gjatë dollive apo kur çifti kurorëzohet.
