Menaxhimi i emocioneve mund të jetë sfidues ndonjëherë, veçanërisht kur përfshihen ndjenja të mëdha si zemërimi. Përveç të rriturve, kjo vlen edhe për fëmijët. Megjithatë, prindërit ndonjëherë nuk dinë çfarë të bëjnë apo të thonë kur të vegjlit e tyre po kalojnë emocione të tilla.
Për fat të mirë, psikologia e fëmijëve Jazmine McCoy postoi në Instagram pesë gjëra që fëmijët nuk duan të dëgjojnë kur janë të zemëruar.
"Menaxhimi i emocioneve intensive të fëmijëve tanë ndonjëherë mund të duket si të ecni mbi lëvozhgat e vezëve. Ja çfarë duhet të shmangni t'u thoni fëmijëve të zemëruar dhe pse," vuri në dukje psikologia në postim, shkruan Index.hr, transmeton Klankosova.tv.
Më poshtë i gjeni frazat që ajo ka veçuar.
Merr fryme thellë.
Çfarë ka që nuk shkon me ty? pse sillesh kështu?!
Jeni tejet të ndjeshëm.
Nëse vazhdoni kështu, nuk ka televizor apo ëmbëlsirë për ju.
Mos u mërzit! Shikojeni të mirën e kësaj çështje.
●●●
SZSHKRIMI NGA
Sh Z
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lifestyle dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.