Lajmet e fundit

Pesë emigrantë kanë vdekur gjatë një tentative për të kaluar kanalin anglez, ka thënë policia franceze.
Një fëmijë ishte mes trupave të zbuluar në plazhin Wimereux në veri të Francës të martën, raporton Skynews, transmeton Klan Kosova.
Roja bregdetare franceze konfirmoi se kishte një përpjekje të dështuar për të kaluar Kanalin dhe policia po vepronte në një plazh pas incidentit.
Zëdhënësi tha se kishte disa "trupa të pajetë" pas tragjedisë, e cila ndodhi gjatë një paniku të turmës.
Zëdhënësi nuk ishte në gjendje të konfirmonte se sa varka dhe njerëz mund të jenë ende në rrezik në det, por tha se disa operacione kërkimi dhe shpëtimi janë ende në vazhdim.
Varka kishte 110 persona në bord, tha Reuters, duke cituar autoritetet e Francës Veriore.
Rreth njëqind emigrantë tashmë janë shpëtuar nga një rimorkiator i marinës franceze dhe po dërgohen në Boulogne, raportoi gazeta franceze La Voix Du Nord.
Kjo vjen disa orë pasi u miratua projektligji i diskutueshëm i qeverisë së Mbretërisë së Bashkuar për Ruandën - që synonte të pengonte emigrantët të kalonin Kanalin me varka të vogla.