Lajmet e fundit

Mësuesit luajnë një rol jetësor në formësimin e të ardhmes së fëmijëve, prandaj si shenjë vlerësimi, pse të mos u dhuroni atyre diçka të veçantë meqë më 1 shtator veç ka filluar procesi mësimor.
Nxënës të dashur, më poshtë mund të shihni 5 ide për ta bërë mësuesin/ën tuaj të ndihet mirë.
Kuti për cikërrima
Organizatori i tavolinës do të ishte zgjedhja perfekte. Për krijimin e kësaj, do t'ju duhen kartona, lapsa me ngjyra, gërshërë dhe ngjitës.
Qirinj aromatik
Për të krijuar qirinj aromatik, e gjitha që ju duhet është një kavanoz qelqi, dyllë i shkrirë, xixa dhe ngjitës. Ju mund të shtoni variacionet tuaja duke pikturuar në kavanoz ose duke shtuar rruza mbi të.
Përpunimi i kartave 3D
Një kartë e përpunuar mund të sjellë një buzëqeshje të madhe në fytyrën e mësuesit.
Terrariumet e lëngshme
Pak më e vështirë për t'u bërë, por e bukur. Për një dhuratë të tillë, natyrisht që mësuesi/ja juaj do të ketë patjetër hapësirë në shtëpi.
Fletore
Mos u shqetësoni fëmijë, shumë e lehtë për tu bërë dhe tejet e dobishme, e gjitha që ju nevojitet është letër me ngjyra, letër dekorative për mbulim, një karton dhe një sy më detajist, transmeton Klan Kosova.