Lajmet e fundit

Sot është mbajtur seanca e radhës gjyqësore për rastin e vrasjes së politikanit serb Oliver Ivanoviq.
Faruk Korenica, avokati i të akuzuarit Nedeljko Spasojeviq, ka kërkuar nga Gjykata Themelore e Prishtinës që të dëgjohen edhe pesë dëshmitarë të rinj: Nebojsha Qamiloviq, Goran Zhivkoviq, Predrag Jevqiq, Nexhmedin Isufi dhe Jovan Arsiq.
Kjo u aprovua nga ana e gjykatës.
Klan Kosova merr vesh se të pestit janë ish-policë që kanë shërbyer në stacionin policor në veriun e Mitrovicës dhe kanë kryer detyra në ditën kritike kur ka ndodhur rasti.
Oliver Ivanoviq u vra më 16 janar të vitit 2018-të/ Klankosova.tv
https://klankosova.tv/gjykimi-per-vrasjen-e-oliver-ivanoviqit-aprovohet-propozimi-mbrojtjes-per-degjimin-e-pese-deshmitareve/