Lajmet e fundit

Gjithsesi, prodhimi i automobilit ende nuk ka përfunduar. Hennessey po ashtu është duke punuar në një model Venom F5, që do të jetë pasardhës i modelit GT. Sipas spekulimeve, Hennesey po kërkon motor me më shumë se 1400 kuaj fuqi dhe që arrin shpejtësinë maksimale më shumë se 466 kilometra në orë.
Koenigsegg One:1
Nëse ka kompani që përdor magji për të konstruktuar automobila, kjo është Koenigsegg. Kur kompania u themelua dhjetë vjet më parë, askush nuk i kushtoi vëmendje.
Atë kohë u mendua se Koenigsegg do të ishte një tjetër kompani që synonte rivalizimin e Ferrarit. Por, kjo nuk ndodhi dhe tash kompania është një prej liderëve sa i përket shpejtësisë në botë.
Modeli One:1 është hiperautomobili i parë i kompanisë. Kjo supermakinë ka raport 1:1 sa i përket fuqisë dhe peshës, pasi që Koenigsegg: One:1 ka 1340 kuaj fuqi dhe peshon 1340 kilogramë. U konstruktua me aerodinamikë të përsosur për të thyer rekordin e shtegut famëkeq Nurburgring.
Shpejtësia maksimale që kjo “bishë” mund ta arrijë është rreth 440 kilometra në orë.
McLaren P1
Kudo që të shkoni në jug të Francës ose nëse bëni xhiro në “Circuit of the Americas”, shtegun më të njohur për Formula 1 në Amerikë, nuk do të shihni asnjë kompani që krijon automobila më të kompletuar se McLaren. Asnjë automobil tjetër nuk është i çmendur sa modeli P1.
Me kombinim të motorit twin-turbo 3.8-litër V8 me sistem me bateri hibrid, McLaren P1 ka 906 kuaj fuqi vetëm për rrotat e pasme. Trupi i tij perfekt i krijuar nga fijet e karbonit e bën veturën shumë të puthitur dhe shumë të ulët, transmeton Koha.net. Nëse ky automobil do të ishte në atletikë, do ta kalonte shtegun njëqindmetërsh në më pak se dy sekonda. Përshpejtimi prej 0 në 100 kilometra në orë, P1 e arrin për më pak se tre sekonda.
C
Modeli origjinal Ariel Atom ka 300 kuaj fuqi. Pesha prej vetëm 550 kilogramëve e bënte këtë automobil ndër më të shpejtit në botë, por kjo nuk i mjaftoi kompanisë. Arieli më vonë krijoi superautomobilin Atom V8.

Koncepti për herë të parë ishte shpalosur në vitin 2013 në Dubai Motor Show dhe që nga ajo kohë nuk ka pasur asnjë njoftim për të.