Lajmet e fundit

Pak është më shumë
Kjo teori vlen për shumë gjëra. Megjithatë kur vjen puna tek dukja e nuses, gjithmonë duhet të mbani në mend qe asnjëherë të mos leni që aksesorët të marrin vëmendje nga fustani apo nga ju. Të gjitha duhet të jene komplementare që dukja juaj si nuse të funksionojë.
Fuqia e luleve
Secila nuse ka buqetën e luleve në parakalimin e saj të parë.
Mirëpo mund të eksperimentoni me lulet edhe duke i vendosur si kurora apo te çrregullta nëpër flokë. Në gjë e tillë e vë në pah fytyrën e nuses.
Dekolteja
Prerja e fustanit ka rol të rëndësishëm.
Nëse keni fustanin e nusërisë pa mëngë një qafore e punuar bukur do të ishte zgjidhja e duhur. Mirëpo nëse keni material (lidhëse, dantellë etj...) deri tek qafa, do te ishte më mirë të mos vendosni fare qafore.
