Për nder të 28-vjetorit të Epopesë së Dukagjinit dhe 27-vjetorit të ndërhyrjes së forcave të NATO-s në Kosovë, Komuna e Deçanit, në bashkëpunim me organizatat e dala nga lufta e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës ka organizuar disa aktivitete.
Aktivitetet fillojnë nga 21 marsi, me Turnirin Ndërkombëtarë të Boksit “Epopeja e Dukagjinit, njofton Klankosova.tv.
Ndërkaq, aktiviteti i fundit është më 24 mars në ora 12:00, me manifestimin qendror të Epopesë së Dukagjinit.
Agjenda e plotë:
21 Mars - e Shtunë
13:00 - Turniri Ndërkombëtar i Boksit “Epopeja e Dukagjinit”
Vendi: Palestra e sporteve - Karagaq, Pejë
23 Mars - e Hënë
12:00 - Ekspozitë nga nxënësit e shkollave fillore të Komunës së Deçanit, e shoqëruar me program artistik.
Vendi: Kompleksi Memorial “Dëshmorët e Kombit” në Gllogjan
15:00 - Ekspozitë kushtuar 24 Marsit – “Epopeja e Dukagjinit”
Vendi: Qendra Rinore në Deçan
19:00 - Koncert klasik i organizuar nga Universiteti “Haxhi Zeka”
Vendi: Holli i Gjimnazit “Vëllezërit Frashëri” në Deçan
24 Mars - e Martë
11:00 - Homazhe në Kompleksin Memorial “Dëshmorët e Kombit” në Gllogjan
12:00 - Manifestimi qendror i Epopesë së Dukagjinit

●●●
GSHKRIMI NGA
G.U
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.