Raketat i panë si drita, e shpërthimin si shpresë për të jetuar.
Kështu u ndien kosovarët mbrëmjen e 24 marsit të vitit 1999, kur NATO filloi bombardimet në Kosovë, raporton Klan Kosova.
Aleanca, fushatën ajrore atë natë e nisi në Prishtinë, pastaj në Aeroportin e Sllatinës, në kazerma, objekte të policisë e ushtrisë e disa pika të tjera strategjike të serbëve.
Avionët e NATO-s që mbuluan kryeqytetin, u përcollën nga prishtinasit.
Një nga ta, Afrim Sadiku i ndoqi nga dritarja krismat që ranë në tokë, 27 vjet më parë.
Sadiku kujton se gëzimi ishte përcjellë edhe me frikë.
E kjo, për banorët që nuk e lëshuan vendin, zgjati 78 ditë, pra deri në çlirim.
Këtë, Sadiku e bazon në atë që ndodhte në qytetet e tjera ku serbët i dërgonin shqiptarët në vendet ku bombardonte Aleanca Veriatlantike.
Ndiqeni në vijim kronikën e plotë:
https://www.youtube.com/watch?v=Gw63rwceyfg
●●●
GSHKRIMI NGA
G.U
Editorial nga Klan Kosova — ndjek video lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.