Lajmet e fundit

Derisa mbahet Samiti i G7 në Itali sot, ka edhe një takim të profilit të lartë të Grupit të Kontaktit të Mbrojtjes së Ukrainës, i organizuar nga SHBA në selinë e NATO-s në Bruksel.
Duke hyrë në ngjarje, sekretari i përgjithshëm Jens Stoltenberg tha se anëtarët do të ndërmarrin veprime më të ashpra kundër spiunëve rusë në të gjithë aleancën në përgjigje të një fushate aktivitetesh armiqësore nga Moska që përfshin akte sabotazhi dhe sulmesh kibernetike, përcjell klankosova.tv.
"Ne kemi parë disa shembuj të sabotazhit, të tentativave për zjarrvënie, të sulmeve kibernetike, të dezinformimit," u tha ai gazetarëve, duke shtuar se takimi i ministrave të mbrojtjes të NATO-s në Bruksel më vonë gjatë ditës do të "adresonte fushatën ruse të aktiviteteve armiqësore".