Në Akademinë e Shkencave dhe Arteve të Kosovës, sot u përurua vëllimi i parë i leksikonit ''Vendbanimet e Kosovës'' .
Ky libër permbanë 37 qendra urbane komunale të Kosovës të lustruara nga një numër i madh i hartave dhe fotografive të ndryshme për ta bërë më lehtë të kuptueshëm për të gjitha shtresat e shoqërisë, njofton Klan Kosova.
E pavarësisht se në leksikon përfshihen të gjitha komunat e Kosovës, vëmendje më e madhe i është kushtuar kryeqytetit.
Në shkrimin e këtij libri kanë kontribuar rreth 35 persona kryesisht gjeograf dhe historianë të diplomuar në Universitetin e Tiranës.
Ndonëse për botimin e vëllimit të parë u hasën mjaft vështirësi, sipas kryeredaktorit të tij, Hivzi Islamit, ambiciet për t'i botuar edhe dy vëllime të tjera janē të mëdha.
"Seksioni i shkencave shoqerore te Akademise se Arteve dhe Shkencave të Kosovës, marrin përsiper të kryejnë këtë leksikon me tri pjesë''.
Libri u mbështet financiarisht edhe nga Akademia por edhe nga shtypshkronja Dukagjini, njofton Klan Kosova.
●●●
KKSHKRIMI NGA
Klan Kosova
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.