Në Korçë u përurua Muzeu Mesjetar, ku mes të tjerave janë të vendosura rreth 400 ikona, pjesa më e madhe e të cilave i prezantohen publikut për herë të parë.
Në fjalën e rastit, Kryeministri Edi Rama tha se sot më në fund trashëgimia kulturore mbrohet, por edhe studiohet në kushtet optimale.
“Është pjesë e një qasjeje tonë jo për të rilindur trashëgiminë kulturore, por për të rilindur respektin tonë për të”, tha Rama.
Ndërkohë, ministrja e Kulturës, Mirela Kumbaro tha se nga 400 ikonat e ekspozuara në këtë Muze, 250 shfaqen për herë të parë për publikun.
“Qeveria e kaluar nuk kishte prioritet as Muzeun dhe as Kulturën, ndërsa sot kultura është shndërruar në motor zhvillimi”, tha ajo./ Top Channel
●●●
NLSHKRIMI NGA
N LL
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.