Është përuruar libri me titull “Adem Demaçi - Ura mbi të cilën kalon liria e Kosovës", botues i të cilës është Shoqatës së ish të Burgosurve politikë të Kosovës dhe Fondi Nderi i Kombit – Adem Demaci.
Kryetari i Shoqatës së ish të Burgosurve Politikë të Kosovës, Hydajet Hysni, tha se veprimtari Demaçi, siç i bashkoi gjithmonë shokët në kohë të vështira, e bëri edhe tash përmes librit.
E ministri i diasporës, Valon Murati tha se Demaçi ishte frymëzim për të gjitha gjeneratat.
Ndërkohë, bashkëshortja e shkrimtarit, Xhemajlia, tregoi se baca Adem është më mirë me shëndet, por që në përurim nuk mundi të vijë.
Ky libër përmban rreth 30 kumtesa me një gamë të larmishme shkencore e dokumentuese.
Për më tepër, ndiqeni kronikën e përgatitur nga Valon Rashiti.
●●●
Shpërndaje këtë artikull
V
SHKRIMI NGA
V.R.
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.