Sot është përuruar kulla autoktone në fshatin Shikaj të Kukësit.
Lexues të Klankosova.tv kanë dërguar pamje nga momenti i përurimit.
Në pamje shihet edhe Rrahim Hoxha, i njohur si komandant Gulinovi teksa puthte flamurin “Autochthonous”.
Vetë Rrahim Hoxha, në profilin e tij në Facebook, shkroi:
“Në 14 vjetorin e flamurit më të bukur në botë, e përuruam Kullën Simbol të kësaj vepre madhështore. Faleminderit Ismail Morina - Ballisti për organizimin dhe ftesën që ma bane si mysafir në familjen tënde madhështore. Të uroj jetë të gjatë e qofsh faqebardhë çdoherë. Respekt”.
I pranishëm në këtë përurim ishte edhe Ismail Morina, i njohur si Ballisti./Klankosova.tv
●●●
GSHKRIMI NGA
G.U
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.