Lajmet e fundit
Deri tani duket se pikët më të larta i keni pasur në karrierë. Është e vështirë të krijoni një raport të qendrueshëm sidomos në dashuri.

Mos u tregoni egoist Ajo që e shkatërron një raport të shëndetshëm është vërtetuar se është egoizimi i partnerëve, pa ndarë gjinitë femër apo mashkull. Egoizmi i tepruar bën që tjetri të ndihet jo i vlerësuar, pasi vëmendja totale është e përqendruar vetëm në egon e tij, apo të saj. Pavarësisht faktit se një partner është më interesant nëse ka diçka që fsheh duke qenë e rezervuar, përsëri nuk duhet të kalojë në ekstremin tjetër. Tregohuni të “fshehtë” aq sa duhet Ajo që e bën një femër tërheqëse në sytë e një mashkulli është misteri që ruan brenda vetes. Është një lloj sekreti që sado i vogël shërben si magnet për të tërhequr botën mashkullore drejt saj. Ndaj në një takim të rëndësishëm dashurie ajo që duhet evituar në mënyrë absolute është të folurit e pandërprerë. Mos ndërprisni Në vijim të të qenurit i kujdesshëm me fjalët dhe taktikën rafinuese duhet pasur parasysh se ndërprerja e bisedës herë pas here nga ana juaj do të ishte e pavend. Por jo vetëm kaq. Ky lloj xhesti në vetvete është tregues i papërqendrimit dhe mosvëmendjes suaj. Nëse do të tregonit interes mund ta bëni edhe duke pohuar me kokë apo mimikën e fytyrës. Kurioziteti i tepërt “vret” Përpiquni të jeni më pak kuriozë. E thënë ndryshe në mënyrë figurative, jini pak më tepër “të sjellshëm”, që do të thotë pyesni më pak. Nëse interesoheni dhe pyesni për preferencat e partnerit tuaj, rreth të kaluarës së tij, rrogës, numrin e të dashurave, apo pse është ndarë nga ish e dashura e fundit, do të ishte e tepërt. Është e pahijshme nëse e pyet një djalë për gjëra kaq personale që në takimin e parë. Kuriozohuni për të më vonë, sepse kurioziteti i tepërt “vret” dhe nëse mësoni të vërteta të hidhura, bëjeni me delikatesën më të mundshme.
Humori është më se i rëndësishëm! Humori pëlqehet gjithandej dhe një partner që ka sens humori të lindur është tregues i një inteligjence të lindur. Megjithatë edhe humori është i bukur në masën e tij. Mos qeshni vazhdimisht me partnerin, dhe pse humori juaj mund të jetë vërtet i goditur. Nëse ndodh disa herë ai është kthyer në sarkazëm që nuk i ka hije një takimi të parë. Ky fakt perceptohet si një tabu nga psikologët. Gabimi më i madh, flirtimi me të tjerët! Edhe nëse padashje ndodh që të ndeshni me shokun tuaj të fëmijërisë, apo dashurinë e parë, mos i lejoni vetes shprehi të llojit ambig. Që në fjalë të thjeshta do të ishte flirtimi i dyfishtë. Nuk do të ishte aspak e ndershme, dhe e hijshme nëse “loja juaj” do të kishte karakter të tillë.