03.11.2019 · përditësuar para 2438 dite1 min lexim
Një person i cili ka një ngjashmëri të frikshme me Michael Jackson, i është kërkuar për të bërë një test të ADN-së, që të vërtetojë se nuk është ai.
Sipas një teorie të çuditshme, Jackson falsifikoi vdekjen e tij, transmeton Klan Kosova.
Një video e publikuar ka bërë që fansat të kërkojnë që Sergio Cortes të bëjë një test për të provuar teorinë e tyre.
Sergio me origjinë nga Barcelona, ka grumbulluar mijëra ndjekës falë videove të tij si Michael Jackson.
Ai ka të njëjtat loke dhe tiparë tërheqëse sikurse që kishte idhulli i tij.
Në një video ai thotë: “Përshëndetje për të gjithë fansat e Michael Jackson, ejani dhe më shikoni duke performouar më 23 dhjetor në Hollywood Pattaya”.
Fansat kanë lënë komente të shumta si:
“O zot, ti nuk je Sergio Cortes, ti je Michael Jackson. Dikush le ta bëjë një ADN”.
“Unë kam nevojë për një test të ADN-së”, tha një tjetër.
“Michael është kthyer. Lavdëroni Jezusin”, shkroi një tjetër fans, transmeton Klan Kosova.
●●●
Shpërndaje këtë artikull
V
SHKRIMI NGA
V.R.
Editorial nga Klan Kosova — ndjek prive dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.