Lajmet e fundit

Një pasagjer i paralizuar që po fluturonte nga Zhenzhou për në Hainan të Kinës ka shpërthyer në lot kur një prej stjuardesave të avionit e ka ndihmuar të hajë darkën e tij.
71 vjeçari Z. Niu mbeti i paralizuar 2 vjet më parë pasi pësoi një goditje të rëndë.
Ai nuk arrinte ta kapte dot lugën për të ngrënë ushqimin e tij gjatë udhëtimit me avion derisa stjuardesa Fan Xuesong erdhi për ta ndihmuar.
“Kur fillova ti jepja darkën, ai papritur filloi të qante.”- tha Fan për The People’s Daily Online.
Megjithëse burri i moshuar mezi përtypej dhe mbytej disa herë stjuardesa vazhdoi ta ushqente me durim.
Kjo e preku dhe më shumë Z. Niu prandaj Xuesong u detyrua të merrte një shami për ti fshirë atij lotët.
“Dikush u përpoq ti bënte foto dhe në fillim ajo nuk i lejoi. Nuk e mbaja dot të qarën kur stjuardesa më ndihmoi të haja dhe më fshiu lotët.”- u shpreh ai për mediat lokale.
Fotot të cilat kanë prekur zemrat e të gjithëve janë realizuar në 8 dhjetor dhe kanë marrë miliona klikime në rrjetin kinez Weibo./Oranews.