Lajmet e fundit

Të kesh një romancë, nuk do të thotë vetëm ndryshim i statusit tuaj jetësor.
Dicka e tillë sipas Huffington Post, po del të ndryshojë edhe fizikun tuaj, duke iu bërë juve më të shëndoshë teksa ju jeni në një lidhje dashurie, përcjellë Klan Kosova.
Nuk ka ndonjë gjë më të bukur se sa të gjeni njeriun tuaj të zemrës, por ky i fundit është ai i cili juve do të ju bëjë të shtoni edhe kilogramë.
Sipas ekspertëve kjo gjendje e cila shkaktohet nga lidhjet romantike, nuk ka ndonjë arsye specifike por ka të bëjë me gjendjen psikike të njeriut, duke bërë kështu që gjatë asaj periudhe juve do të përfshiheni në disa zgjedhje që ju shëndoshin.
Ndërkohë cdo gjë nuk mbaron me kaq, studimet e tjera kanë lënë të kuptohet që çiftet të cilat kanë një martesë të lumtur, janë të prirë të kenë më shumë peshë se sa të tjerët.
Kjo ndodhë prapë përshkak të gjendjes psiqike të personave në fjalë dhe për mënyrën se si ky çift menaxhon raportin e tyre martesor për t’u ndjerë më të rehatshëm në një lidhje, përcjellë Klan Kosova.