Lajmet e fundit

Personat me rrahje më të ngadalta të zemrës kanë rreth 20% më shumë gjasë të shndërrohen në kriminelë, kjo ngaqë kërkojnë dëshpërimisht nxitje.
Një studim i zhvilluar së fundmi, ku janë analizuar të dhëna nga 1,000 persona të rinj, është gjetur një lidhje në mes të ritmit të të rrahurave të zemrës dhe shkallës së krimit.
Ekspertët kanë deklaruar që ky studim mund të shpjegoj se pse meshkujt, të cilët natyrshëm kanë ritmin më të ulët të rrahjeve të zemrës, kryejnë më shumë krime.
Ata kanë ardhur në konkluzion që meshkujt dhe femrat, me ritëm të ngadaltë, biologjikisht janë të pirur të kërkojnë eksperienca stimuluese, dhe kanë nivel të frikës më të vogël.
Ky studim është bazuar edhe në hulumtime të mëparshme, megjithatë për herë të parë bën lidhjen teorikisht në mes të krimit dhe gjinisë.