Lajmet e fundit

Ndërkohë që temperaturat ulen dhe atmosfera “ftohet”, duket sikur dhe gjallëria e ngjyrave që na rrethon zbehet.
Rrobat fillojnë të “errësohen” dhe jo shumë veta dëshirojnë të eksperimentojnë me ngjyrat në dimër.
Por nëse rrobat nuk e kanë shkëlqimin e duhur, kush do të na e japë atë?
Është makeup-i i syrit, që jo vetëm se do t’i ndriçojë ndryshe sytë tanë, por tendencat e reja janë shumë larg penelit klasik të zi që shumë vajza e vendosin, shkruan living.
Për çdo ngjyrë syri, ekziston një ngjyrë që nuk e kishit menduar ndonjëherë se do e përdornit. Sa i guximshëm, aq dhe interesant do të jetë look-u juaj.
Provojeni!
Sytë ngjyrë kafe
Është peneli blu ai që vjen si rekomandim për sytë kafe. Gaboheni nëse mendoni se peneli duhet të jetë në të njëjtën ngjyrë më atë të syve. Blu elektrike, marina është super në gjendje të mirë gjatë ditës dhe në mbrëmje. Dhe, në krahasim me të zezën, bluja në mesnatë do të tregojë butësi në sytë kafe të ngrohtë.
Sytë Lajthi
Një ngjyrë ari e ngrohtë metalike do të nxjerrë në pah nuancat e verdha dhe pjesën e brendshme të irisit, duke i bërë ata të duken edhe më të ndritshme.
Sytë Jeshil
Nuk ka asgjë si një vajzë me sy të gjelbër me penel ngjyrë vjollce.
Sytë Blu
Sytë e ftohtë blu do të “hapen” teksa mbi to konturohet një penel smeraldi i thellë.