Lajmet e fundit

Në qoftë se keni menduar se letra e aluminit e ka vendin vetëm në kuzhinë, ju këshillojmë t’i krijoni një hapësirë të posaçme në dollap pasi ky produkt, i cili na e lehtëson aq shumë jetën kur duam të gatuajmë ose të mbështjellim ushqimin për ta ruajtur të ngrohtë, është shumë më e vlefshme se kaq.
Shihni më poshtë dhe kuptojeni se për çfarë mund ta përdorni letrën e aluminit:
Eleminon rrudhat e vështira
Kur larja dhe tharja e veshjeve nuk shkon ashtu siç duhet, sigurisht që gjëja e parë që ju vjen ndërmend është s’i të hiqni rrudhat e krijuara. Jo çdo familje ka në dispozicion hekur të posaçëm dhe jo të gjithë mund t’i lejojnë vetes faturat e pastrimit kimit. Zgjidhja është shumë më e thjeshtë se kaq.
Mjafton të shtrini një letër alumini poshtë tryezës së hekurosjes dhe procedoni si zakonisht, duke respektuar gradimin përkatës, shkruan Living.al.
Mos u shqetësoni pasi nuk do të ketë ndonjë shkëndijë siç mund të mendoni, madje veshja do të jetë edhe më e butë.
Dezinfekton dhe shkëlqen setet e kuzhinës
Në qoftë se servisi i enëve të argjendit ose atyre të përdorimit të përditshëm është i njollosur dhe i nxirë, thuajse i oksiduar ka ardhur koha t’i pastroni me letrën e aluminit. Mbështillni lugët e pirunjtë nga pjesa e ndritshme e letrës së aluminit dhe vërini të zihen në ujë me sodë buke. Më pas ju duhet thjesht t’i fshini dhe do të ndriçojnë si kurrë më parë.
Shkrin sheqerin e ngurtë
Me siguri ju ka ndodhur të vini re që pak kohë pas përdorimit sheqeri, sidomos ai kaf priret të ngurtësohet duke formuar toptha të fortë sheqeri. Mos i hidhni. Mjafton t'i mbështillni me letër alumini dhe t'i lini 5 minuta në furrë dhe sheqeri do të kthehet në gjendje normale.