Lajmet e fundit

Një film shqiptar i prodhuar në Shqipëri në vitin 1987 komedia e “Përrallë nga e kaluara”me regji të Dhimitër Anagnostit ku skenari është bazuar në novelën e Andon Zako Çajupit, shpëton nga shkatërrimi dhe tashmë mund të shihet në HD.
Pas katër muajsh proces restaurimi dixhital në një nga laboratorët e Hungarisë, pelikula është e ripërtërirë. Specialistët i kanë rikthyer pastërtinë zërit dhe figurës në formatin 2K ose Full High Definition.
Në qendër të komedisë është martesa e pazakontë mes Gjinos 14-vjeçar, interpretuar nga Admir Sorra dhe Marigosë, që sot është Drejtorja e Arkivit të Filmit, Elvira Diamanti.