Policia e Durrësit ka vënë në pranga autorin e aksidentit të rëndë të ndodhur një ditë më parë në Golem, ku humbi jetën këmbësorja Sh. Sh.
Siç shkruan Euronewsal, bëhet me dije se është arrestuar në flagrancë drejtuesi i automjetit, 19-vjeçari R. F., i cili akuzohet për veprën penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor”, transmeton Klankosova.tv.
Ngjarja ndodhi paraditen e djeshme, ndërsa hetimet vijojnë për të zbardhur plotësisht rrethanat e aksidentit tragjik.
●●●
LESHKRIMI NGA
Lendita Elshani
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.