Një aksident ka ndodhur mëngjesin e sotëm në Vitomiricë të Pejës.
Zëdhënësi i policisë për rajonin e Pejës, Fadil Gashi ka deklaruar për Klankosova.tv se një person ka mbetur i lënduar, si pasojë e përplasjes së një veture me një motoçikletë.
Ai shtoi se i lënduari është dërguar në Emergjencë për tretman mjekësor.
Ndërsa njësitet kompetente kanë dalë në vendin e ngjarjes për të shikuar rrethanat se si ka ardhur deri te aksidenti.
●●●
AHSHKRIMI NGA
Albina Haxholli
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.