Prej kur e morri postin e ministrit të Shëndetësisë, Arben Vitia, për herë të parë raportoi këtë të martë para Komisionit për Shëndetësi.
Meqë është hera e parë edhe vet ministri Vitia i ka goxha minutat e rezervuar, teksa listoi të gjitha të dhënat dhe arritjet për këto muaj qeverisje, njofton Klankosova.tv
Megjithatë, kur u përmend puna e negocimeve për blerjen e vaksinave, muhabeti ndizet ndërmjet ministrit aktual dhe paraardhësit të tij.
Aq më tepër kur ministri Vitia potencon që nuk ka gjetur asnjë deklaratë konfidenciale për bisedimet midis MSh dhe Pfizer, përveç të një vendimi për krijimin e grupi punues dhe negociues.
Mirëpo ish-ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj, me siguri të lartë tha se ka lënë edhe dosjen për punën e vaksinave të cilën pretendon se ia ka dorëzuar pasardhësit të tij.
Pos kësaj çështje, polemika e replika pati edhe për punën e ndarjes së specializimeve ku Vitia kritikoi procesin, duke thënë që ky proces do të shkaktojë telashe afatgjate në sistemin shëndetësorë, për shkak të mos planifikimit të mirëfilltë.
Por, për ish-ministrin ky është një procesi më jetik për shëndetësinë dhe mjekët.
E, meqë debati u orientua mes Vitisë dhe Zemajt, deputeti i PDK-së, Bekim Haxhiu, reagoi që koha e shkurtër që iu dha nuk i mjafton për të gjitha temat.
Sidoqoftë, gjatë këtij raportimi Vitia kumtoi që nga 15 qershori do të nis vaksinimi masiv me një plan të ri veprues kur përfshin rritje të ekipeve të vaksinimi prej 190 ekipeve shtesë, vende të reja kudo në vend për imunizim dhe mundësi të ndryshme për aplikim.
https://www.youtube.com/watch?v=pKOv-PAOMXM&t=46s
●●●
NSHKRIMI NGA
NP
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.