Driloni dhe Sara kanë përjetuar një moment përplasjeje me njëri-tjetrin.
E gjitha ndodhi kur në një moment Gresa po i rrëfente Arionit se nuk ishte ndjerë rehat nga shikimet sipas saj që i kishtë bërë gjatë gjithë kohës Vullneti, transmeton klankosova.tv.
Mbi këtë qëndrim të saj, reagoi Driloni, i cili ia kontestonte mendimin rreptësisht, duke i thënë se është e kundërta.
''Nëse kishe mujt me hongër dikënd me sy, ti e kishe hongër krejt Vullnetin, unë ju kam këqyr të dyve'', shprehej ai drejt Gresës.
Ndaj këtij komenti, reagoi Sara duke i kërkuar të mos përfshihej në punët që s’i takojnë.
''Lëri njerëzit e tjerë rehat, shih vetën tate'', dëgjohej ajo t’i drejtohej Drilonit çka dhe e acaroi këtë të fundit.
''Zara, edhe sytë e tu t’i kam pa sot'', reagonte Driloni derisa e vazhdoi përgjigjien e pyetjes së Sarës se ku, me: ''Gjithkund veç te une jo''.
Ndiqni pamjet më poshtë:
https://www.youtube.com/watch?v=J1L-cZFC5RA
●●●
KKSHKRIMI NGA
Klan Kosova
Editorial nga Klan Kosova — ndjek big brother vip 1 dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.