Lajmet e fundit

Sulmuesi i Romës, Diego Perotti, ka komentuar barazimin ndaj Bolognas me rezultat 1-1.
Anësori argjentinas ka thënë se ata nuk ishin me fat, dhe se merituan fitoren.
“Na mungoi fati. Kemi krijuar raste, ishim shumë herë afër portës kundërshtare, por nuk ishim konkret”.
“Në pjesën e dytë kemi luajtur shumë më mirë, e kemi merituar fitoren. Totti? Kur ai është në fushë kundërshtarët e ndjejnë ndikimin e tij”.
“Vendi i dytë? Nuk varet nga ne, por ne duhet të vazhdojmë të bëjmë punën tonë. Tani ne mendojmë për të fituar kundër Atalantas”, është shprehur Perotti, shkruan albeu.com